Protesta e 15-të për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt/ Akuza SPAK-ut për amnisti ndaj kryebashkiakut

Protesta e 15-të për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt/ Akuza SPAK-ut për amnisti ndaj kryebashkiakut

Para ambienteve të Bashkisë së Tiranës u zhvillua këtë të premte protesta e 15-të e organizuar nga opozita për dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky i fundit cilësohet “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”.
Organizimi ishte i ngjashëm me protestat paraardhëse, me folës që mbajtën fjalimet e tyre nga një podium i krijuar enkas. Gjatë protestës, pati gjuajtje me vezë ndaj godinës së bashkisë dhe u dogjën goma, ndërsa nuk u pa të hidhen molotovë – siç ka ndodhur në disa tubime të mëparshme.
Përfaqësues të opozitës përsëritën se protestat do të jenë të vazhdueshme derisa Veliaj të përballet me dritësinë dhe të largohet nga posti i kryebashkiakut. Gjithashtu u shtuan mesazhet se Erion Veliaj po amnistohet nga Prokurorie e Posaçme, që po heton si dosjen “5D”, ashtu dhe atë të inceneratorit të Tiranës. Veliaj, sipas opozitës, ka një rol thelbësor në secilën nga aferat.
Demokratët e vunë theksi dhe te protesta kombëtare që do të zhvillohet më 11 korrik, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje.
Protestat para bashkisë nisën pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt për aferën “5D” dhe kanë vijuar në mënyrë periodike çdo javë. Së fundmi, me vendimin e Apelit të GJKKO që vlerësoi se drejtorët e Veliajt duhet të hetohen si grup kriminal, opozita ka shtuar akuzat ndaj SPAK se po amniston kryebashkiakun.
Burimi