
Protesta e 11 korrikut, Këlliçi takohet me banorë në Tiranë: Rama-Veliaj po grabisin çdo ditë…
Nën moton e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme takimin me banorët e njësisë numër 5 në kryeqytet.
Këlliçi shprehet se qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.
Postimi:
Edhe 1 ditë na ndan nga protesta e 11 korrikut. Qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.
Dyshja Rama – Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë dhe Tiranën, si askush më parë.
Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D!
O sot, o kurrë
Burimi