Protesta e 11 Korrikut, Berisha mesazh strukturave: Të dëshmojmë se jemi shumica politike…

Protesta e 11 Korrikut, Berisha mesazh strukturave: Të dëshmojmë se jemi shumica politike…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga strukturat e partisë që të angazhohen maksimalisht për të garantuar një pjesëmarrje masive në protestën e 11 Korrikut në Tiranë.
Sipas tij “kjo protestë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!”.
Mesazhi i Berishës:
Tre ditët e ardhëshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!
Burimi