Propozimet e PS-së për Kodin Zgjedhor, reagon Salianji: I heq të drejtën e votës miliona qytetarëve jashtë vendit
👁1438
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me propozimet e bëra së fundmi nga mazhoranca për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Salianji shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ai shton se po ashtu me këto propozime, mbyllen listat dhe ndalohen koalicionet.
Në fund ai bën sërish apel për të protestuar më 11 korrik në orën 20:00.
Postimi
Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës milona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!
Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!
Burimi