Po e shijon jetën, aktori Robert De Niro kërcen nga jahti për ditëlindjen e tij të 81-të

Po e shijon jetën, aktori Robert De Niro kërcen nga jahti për ditëlindjen e tij të 81-të

Robert De Niro duket se po jeton jetën e tij më të mirë teksa ka mbushur plot 81 vite.
Aktori i “The Godfather” festoi ditën e tij të veçantë të shtunën dhe në vend që të zgjidhte një ditëlindje të qetë, ai tregoi anën e guximshme duke u hedhur nga jahti i tij.
Në një moment mbresëlënës të kapur nga vajza e tij, Drena, të cilën ai e adoptoi gjatë martesës me Diahnne Abbott, fituesi i dyfishtë i ‘Oscar’ mund të shihet i veshur me shirita të kuq dhe blu teksa zhytej në oqean nga jahti luksoz.
Drena vazhdoi të ndajë shumë fotografi të tjera në karuselin e imazheve, duke përfshirë disa fotografi të Robertit me djalin e saj të ndjerë Leandro, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 19-vjeçare.
Robert tha se vdekja e nipit të tij, e cila u cilësua si një aksident, e kishte lënë atë ‘thellësisht të tronditur’ dhe kërkoi ‘privatësi’ për familjen.
Ai më vonë tha për revistën People: “Është thjesht një tronditje. Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të ndodhte.”
Burimi