
Plagosje në Tropojë! Adoleshenti qëllon 45-vjeçarin…
👁429
Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, një adoleshent 18-vjeçar, shtetasi F. S., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 45 vjeç, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Pas incidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dhe ka vendosur të dorëzohet vetë në polici. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Burimi