“Pistoletën ia kam vënë në kokë Ramës”, Kalaja nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

“Pistoletën ia kam vënë në kokë Ramës”, Kalaja nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit Rama
Policia e Tiranës e ka referuar Kalanë në prokurori, duke e akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.
Procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku deklaroi: “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”.
Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.
Ajo është shprehur se nuk ka dashur që të japë deklarata kërcënuese drejt kryeministrit.
Sipas saj, ka dashur të ironizojë disa shkrime në media dhe nuk ka patur si qëllim të bëjë deklarata kërcënuese.
Mbrëmjen e kaluar, kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi: “Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja. Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e tij, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim”.
Kujtojmë se Adriana Kalaja ka bërë një seri denoncimesh, të cilat i ka depozituar edhe në SPAK, kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Burimi