Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Bashkisë, i vihet flaka gomave (VIDEO)

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Bashkisë, i vihet flaka gomave (VIDEO)

Është tensionuar situata para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës së skandaleve që drejtohet nga Erion Veliaj.
Në një moment policia ka hedhur sprajt në drejtim të qytetarëve.
Kaq ka mjaftuar që të tensionohet situata dhe efektivët të përplasen me qytetarët që kërkojnë drejtësi për aferën dhe korrupsionin galopant që ka përfshirë bashkinë e drejtuar prej Erion Veliajt.
Siç mund ta shihni nga pamjet në vijë të parë të përplasjes ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili vazhdimisht i bën thirrje policisë që të mos përdorë sprajt lotsjellës ndaj qytetarëve.
Burimi