Përmbytja e Vlorës, justifikimi i Ramës ‘pas pilafit’: Në kohët tona, bie më shumë shi, edhe Dubai u përmbyt
Para dhe pasi se Vlora të përmbytej, kryeministri Edi Rama postonte në rrjetet sociale podkaste apo video kafshësh. Teksa qytetarët përjetuar tmerrin e përmbytjes së banesave dhe u bënin thirrje autoriteteve për ndihmë, kreu i qeverisë, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi edhe si deputet i Vlorës, nuk u ndje.
Këtë të martë, gjatë një mbledhjeje me kryebashkiakët, u duk se justifikoi katastrofën në Vlorë teksa u shpreh se infrastruktura në Vlorë sado ekselnte të ishte, nuk do e përballonte dot goditjen e parë nga stuhia me reshje të dendura shiu.
Fajtorin ndërkohë e gjeti te natyra dhe risolli në vëmendje justifikimin e famshëm rilindas se “këto ndodhin edhe nëpër botë”.
“Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë”, tha Rama.
Kritikat i kishte te reagimi pas katastrofës.
“Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet”, tha. “Duke u marrë me përmbytjet, është e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion”, shtoi.
Më tej, tha se i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu që të ndërtohet një plan pune për reagimin pas ngjarjeve të tilla. Vengu foli edhe për dëmshpërblime teksa shkoi në Vlorë pas përmbytjeve, por kjo temë nuk u prek nga Rama në takimin e sotëm.
Institucionet shtetërore të Meteoroloigjisë kishin paralajmëruar ditë përpara, përmbytje të mundshme në zonat urbane. Për opozitën, situata e krijuar pas përmbytjeve ka fajtor institucionet qeverisëse dhe një kallëzim u depozitua në prokurorinë e rrethit. KLSH gjithashtu nisi një verifikim pas përmbytjeve.
Burimi