Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Përfundon faza e grupeve në Copa Amerika, mësohen skuadrat çerekfinaliste

Ka përfunduar faza e grupeve në Copa Amerika me dy ndeshjet e Grupit D që janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Raphinha kaloi Brazilin në epërsi, derisa rezultati u barazua nga Munoz në fund të pjesës së parë.
Ndërkohë, në duelin tjetër, Kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguajit.
Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, ndërsa Brazili i dyti me pesë.
Tashmë janë caktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Venezuela me Kanadanë.
Në anën tjetër Brazili do të ketë punë të vështirë pasi luan ndaj Uruguait, ndërsa dueli i fundit është ai mes Kolumbisë dhe Panamasë.

Se vienen los Cuartos de Final de la CONMEBOL Copa América™ ✨ pic.twitter.com/nTf5m7Yh9b
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) July 3, 2024
Burimi