Përfshihet nga flakët protestuesi gjatë sulmit me molotov

Përfshihet nga flakët protestuesi gjatë sulmit me molotov

Disa nga protestuesit janë përfshirë nga flakët, apo janë vënë në rrezik nga molotovët e hedhur nga mbështetësit e opozitës.
Siç duket nga pamjet, të shumtë janë ata që janë rrezikuar, ndërsa deri më tani 10 policë janë plagosur.
Protestuesit kanë hedhur molotov te Kryeministria, te selia e PS dhe te Ministria e Brendshme. Protestuesit i kanë hedhur mjete shpërthyese edhe ambulancës, Ata kanë thyer xhamat e banerave anash rrugës, ndërsa po marshojnë në Tiranë.
Prej orës 18:30 vijon protesta kombëtare e opozitës, të cilën kryetari i PD-së e quajti fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.
Në fillim protestuesit u ndalën tek kryeministria, ku hodhën disa molotovë dhe tymuese dhe në një moment u përplasën me policinë. Më pas turma e protestuesve e drejtuar nga deputetët demokratë marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për të vijuar dret godinave të ministrisë, ku ndodhet dhe selia e PS-së.
Protestuesit kanë hedhur dhjetra molotovë drejt selisë së PS-së, duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Kjo e fundit ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës. Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve. Më pas protestuesit marshuan drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe bomba moltovë. Në dy momente policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

gijotina.com/
Burimi