Përdorën inteligjencën artificiale për të “çkoduar” proteinat, shkencëtarët fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Përdorën inteligjencën artificiale për të “çkoduar” proteinat, shkencëtarët fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2024 iu akordua tre shkencëtarëve të cilët përdorën inteligjencën artificiale për të çkoduar thuajse të gjitha proteinat e njohura, që konsiderohen si “pajisjet kimike të jetës”.  Çmimi u fitua nga David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper, për ndërtimin e një modeli të inteligjencës artificiale për të parashikuar strukturat e ndërlikuara të proteinave, një problem që kishte mbetur i pazgjidhur prej 50 vitesh.
“Potenciali i këtij zbulimi është i jashtëzakonshëm”, thuhet në deklaratën e komitetit të Nobel-it ku u zbuluan edhe fituesit, të cilët përveç vlerësimeve morën edhe 1 milion dollarë shpërblim.
Proteinat, që janë molekula aminoacidesh, konsiderohen si “blloqet ndërtuese” të jetës. Ato ndihmojnë në krijimin e ajrit, lëkurës dhe qelizave. Ato gjithashtu lexojnë, kopjojnë dhe riparojnë ADN-në e njeriut, si dhe ndihmojnë për lëvizjen e oksigjenit në gjak.
Programi i krijuar nga shkencëtarët është përdorur tashmë nga të paktën 2 milionë kërkues në të gjithë botën. Ai shërben si një “Google search” për strukturën e proteinave, duke siguruar informacion të menjëhershëm mbi to.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente