PD: Rama rrëmbeu edhe të drejtat e bashkive për lejet e ndërtimeve

PD: Rama rrëmbeu edhe të drejtat e bashkive për lejet e ndërtimeve

Sekretariati dhe Forumi i të Zgjedhurve Vendorë të PD deklaroi sot  se qeveria po krijon një precedent të rrezikshëm, duke përvetësuar të drejtën e pushtetit vendor për dhënien e Lejeve te Ndërtimit, të cilën Legjisilacioni shqiptar dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese ja kanë njohur bashkive dhe këshillave bashkiakë.
Përfaqësuesi i Sekretariatit, Ylli Asllani bëri një deklaratë sot mbi këtë vendim të fundit të qeverisë.
Deklarata
Qeveria Rama ka zaptuar një seri kompetencash të pushtetit vendor në dhënien e Lejeve për Ndërtim, – nëpërmjet dy ndryshimeve ligjore ne ligjin 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ si dhe ndryshimeve të Vendimit te Këshillit te Ministrave nr. 408 ‘Për miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit.
Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve është cenuar rëndë pavarësia e qeverisjes vendore duke i mohuar njësive bashkiake një kompetencë kryesore si dhënia Lejes së Ndërtimit, Këshillave Bashkiak iu është mohuar shqyrtimi publik i dokumenteve vendore te planifikimit urban si dhe pranimin pa debat të banesave TIP, për gjithë qytetarët të çdo njësie vendore!
Në këtë mënyrë qeveria po krijon një precedent të rrezikshëm, duke përvetësuar të drejtën e pushtetit vendor për dhënien e Lejeve te Ndërtimit, të cilën Legjisilacioni shqiptar dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese ja kanë njohur bashkive dhe këshillave bashkiakë. Me këtë akt është kryer asfiksimi i mundësive, bllokimi pothuaj i gjithë aktivitetit të bashkive dhe injorimi i kapaciteteve civile të zgjedhurve lokalë dhe atyre profesionale të një rajoni!
Ajo që na shqetëson është fakti se këto ndryshime cenojnë autonominë vendore dhe bien ndesh me parimin e decentralizimit të pushtetit sikurse përcaktohet ne Nenin 13 te Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë mbi kompetencën e qeverisjen vendore mbi planifikimin urban dhe zhvillimin e territorit.
Mbi te gjitha ky akt i pashembullt, i cili i jep pushtet të pamerituar qeverise qendrore mbi çështje qe jane në juridiksionin e pushtetit vendor ështe kryer në mënyrë jo transparente, pa debate dhe larg vëmendjes së palëve të interesuara!
Çfarë ka ndodhur?
Para ndryshimeve ligji ‘Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ përcaktonte te drejtat e Kryetarit dhe te Këshillit Bashkiak mbi dhënien e lejeve të ndërtimit, si dhe Këshilli Bashkiak kishte përgjegjësi për të monitoruar respektimin e kuadrit ligjor, për pjesëmarrjen dhe shqyrtimin publik te dokumenteve vendore te planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit vendore gjate procesit te hartimit te tyre.
Ndryshimet e propozuara shmangin Këshillat Bashkiak edhe pse Karta Evropiane e vetëqeverisjes vendore njeh dhe sanksionon rolin e pazëvendësueshëm të këshillave në ushtrimin e autonomisë vendore.
Sikur te mos mjaftonin këto ndryshime egoizmi i qeverise dhe tendeca për te kontrolluar për interesat e saj klienteliste dhënien e lejeve te ndërtimit, qeveria ndërhyn dhe bën ndryshime ne VKM 408/2015’Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit,’’.duke i kaluar në kompetencë të saj të gjitha ‘Lejet e ndërtimit ‘ me volum mbi 5000 m3, si komplekse ndërtimi multifunksionale, komplekse turistike, resorte dhe fshatra turistikë tradicionalë, komplekse parqesh ujore, argëtimi apo zbavitjeje, që përmbajnë ujë në basen, , impiante skish, teleferikë dhe infrastruktura ndihmëse.’ Si dhe ‘gjithë objektet pa përjashtim në zona me përparësi zhvillimin ekonomik, industrial, kulturor dhe turistik, pavarësisht madhësisë dhe vendndodhjes.’
Pra sikurse shihet njësitë vendore ngelen me gisht në gojë dhe qeveria merr autoritet te plote ne dhënien e lejeve te ndërtimit për çdo objekt në të gjithë territorin.
Po ashtu ne vërejmë me shume shqetësim ndryshimet e propozuara nga qeveria ne kete VKM edhe përsa i përket, projekteve TIP te ndërtimit ne Rregulloren e Zhvillimit të Territorit.’ ku përcakton ’ Se qytetaret ne zona rurale do ti ndërtojnë shtepitë e tyre sipas modelit te gatshëm qe ju ofron qeveria’.
Kjo për ne është një monopolizim i tregut të projekteve për banesa, si dhe imponim i shijeve të qeverisë nga njëra anë, por nga ana tjetër cenim i lirisë dhe te drejtës qe çdokush duhet te gëzoj për modelin e ndërtimit të tij, bazuar ne rregulloren dhe karakteristikat e zhvillimit te zonës. Kjo qasje centralizuar riciklon mentalitetin e diktaturës, ku ndërtohej me modelin qe te impononte regjimi komunist.
Këto ndërhyrje nxjerrin blof gjithashtu dhe arsyetimin e reformës së dështuar territoriale dhe administrative të vitit 2014, në të cilën qeveria Rama predikoi se 61 bashkitë e mëdha do të kenë pushtet për lejet e ndërtimit ne territorin e tyre, pasi tani ato kishin aftësi dhe kapacitete qe ju a solli reforma.
Pas kësaj pseudo reforme është e njohur katastrofa njerëzore dhe braktisja e fshatit shqiptar dhe e gjithë vendit!
 
Tashmë është e qartë për të gjithë se harta e re territoriale ishte një instrument për shpartalluar strukturën administrative të kombit në favor të interesave të një politike okulte!
Lind pyetja kush mban përgjegjësi për shpopullimin që po rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar?
Të nderuar qytetarë! Ju mund të konstatoni fare thjeshtë se të gjitha lëvizjet e kësaj qeverie ju largojnë ju nga shërbimet publike dhe transparenca e vendim marrjes.
Beteja për uzurpimin e territoreve dhe interesat klienteliste janë të vetme beteja të përjetshme e Edi Ramës!
Jo vetëm për kujtesë do të sillja në mend vitin 2006, kur per ironi të fatit, Kryeministri sotëm, i cili po cënon pavarësinë e vendorëve ju drejtua si Kryebashkiak i Tiranës atëherë Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE dhe Gjykatës Kushtetuese për ta mbrojtur atë nga cenimi i autonomisë vendore në fushën urbane nga qeveria e asaj kohe.
Në Tiranë mbërriti vetë Presidenti i Kongresit Z, Giovani de Stassi i cili mbështeti zbatimin e Kartës Evropiane për Autonomi Vendore dhe i njohu të drejtën Pushtetit Vendor për të planifikuar dhe menaxhuar territorin urban.
Po kështu Gjykata Kushtetuese e morri në shqyrtim këtë shqetësim të Ramës dhe vendosi se, miratimi i Lejeve të Ndërtimit si çështje e planifikimit urban janë kompetencë e organeve vendore…
Në këtë mënyrë, ne sot do të duhet ta çojmë në ankimim, pikërisht atë shkelje pavarësie kundrejt autoriteteve vendore, për të cilën dikur është shprehur qartë që në vitin 2006 Gjykata Kushtetuese dhe Kongresi Autoriteteve Vendore të KE me kërkesën e ish-kryebashkiakut Edi Rama.
Tashmë përherë e më shumë po bëhet e qartë se alternativa e Rilindjes është shndërruar në barrë të rëndë për qytetarët dhe një pengesë për aspiratën evropiane të shqiptarëve!
Burimi