PD gati padinë në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt

PD gati padinë në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt

Ashtu siç ishte paralajmëruar, grupi i PD po përgatit një padi për në SPAK, ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Demokratët kërkojnë hetim pasuror ndaj tij si subjekt i ligjit antimafia. Përpos kësaj, e akuzojnë për falsifikim, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.
Ende nuk dihet kur do dorëzohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kjo padi, teksa eksponentë të djathtë janë parë pak minuta më parë në rrugicën e banesës së kreut të PD, Sali Berisha.
Kujtojmë se sot ata kërkuan edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, por kryetarja e Kuvendit ka dhënë përgjigje negative. Grupi i PD thotë se sipas ligjit për të arrestuar deputetin Ervin Salianji, nevojitet autorizimi i Kuvendit. Në shkresën zyrtare drejtuar Elisa Spiropalit shtohet po ashtu se vendimi i Apelit të Tiranës ndaj tij është në kundërshtim me ligjin.
Burimi