Pas Ranës së Hedhun, kurora e Shëngjinit në flakë, rrezikohen edhe varrezat
Situatë dramatike në Shëngjin, si pasojë e flakëve. Video e mëposhtme tregon një nga momentet kur flakët, shumë pranë disa ndërtesave, detyrojnë edhe ekipet zjarrfikëse të largohet me shpejtësi.
Gjykuar nga pamjet situata në Shëngjin mund të kthehet në një katastrofë, nëse flakët nuk arrihen të vihen nën kontroll.
“Largohuni, ikni”, dëgjohet një nga pjesëtarëse të ekipit zjarrfikës që i thotë kolegëve të tij, të cilët nxitojnë të largohen me shpejtësi.
Rana e Hedhun konsiderohet si zona më e rrezikuar nga zjarret në Shëngjin.. Flakët po i afrohen edhe banesave, ndërsa banorë të zonës janë angazhuar në një operacion, krah pjesëtarëve të zjarrfikësve dhe ushtarëve, për fikjen ose lokalizimin e flakëve.
Beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Banorëve iu është kërkuar të evakuohen nga Shëngjini dhe Rana e hedhun, ku situata paraqitet më e rënduara.
Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve.
Një helikopter Cougar i FA-së gjithashtu është angazhuar në operacionin për fikjen e zjarrit, së bashku me dy avionët e ofruar nga BE.
Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për lokalizimin e flakëve, për të mos lejuar që zjarri të arrijë në banesa që janë vetëm pak metra larg flakëve.
Në lagjen e Portit është një depozitë gazi rreth 5 mijë litra, por tha se ajo është e siguruar nga strukturat e policisë së shtetit, që kanë krijuar një zonë sigurie.
Gjithashtu flakët rrezikojnë edhe varrezat, ndërsa banorë tv zonës janë angazhuar për ti mbrojtur ato.
gijotina.com/
Burimi