Pas Berishës edhe Malltezi paraqitet në SPAK për t’u njohur me akuzën: Mungojnë faktet

Pas Berishës edhe Malltezi paraqitet në SPAK për t’u njohur me akuzën: Mungojnë faktet

Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit pritet t’i komunikohet gjithashtu akuza.
“Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës, Shteti nuk ka humbur asnjë cent, Prokurorja e emëruar nga Taulant Balla. Të gjithë zyrtarët që nga Fatos Nato kanë zbatuar ligjin. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Edi Rama i fali vëllait të tij tokë mes Tiranës.
Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partner nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së. SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare. Fënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës, atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër”, u shpreh ai para selisë së SPAK-ut.
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
 
Burimi