Parkimi me pagesë në Durrës, Prefekti kundër këshilltarëve që votuan kundër
Prefekti i qarkut Durrës e gjen të bazuar në ligj vendimin e Bashkisë për parkimin me pagesë në rrugët e Durrësit.
Përfaqësues të këshilltarëve bashkiakë të opozitës që nuk e votuan këtë vendim i qenë drejtuar me kërkesë institucionit të prefektit për të mos pranuar aktin e miratimit të projektvendimit me shumicë votash në Këshill bashkiak.
Sipas këshilltarëve, përpara se të aplikohet pagesa për parkimet, qytetarëve u duhen ofruar alternativat për uljen e përdorimit të automjeteve përmes një transporti publik urban dhe ndërurban eficent dhe jo vetëm.
Prefekti i Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e tyre duke deklaruar se vendimi bazohet në ligjin “për vetëqeverisjen vendore” dhe se dëgjesa publike është realizuar dhe pse këshilltarët patën kërkuar një tjetër dëgjesë para se ky projektvendim të kalonte në këshill.
Burimi