
Para mbledhjes së kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli
👁1128
Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme drejtuesit politikë të Partisë Socisliste, teksa në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:30, pak orë përpara mbledhjes së kryesisë, në të cilën do të zyrtarizohen edhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Ndërsa Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite në orën 17:00 Kryesinë, ndërsa në orën 19:00 Këshillin Kombëtar.
Burimi