Pamjet e arrestimit/ Rrahu policin në Himarë, rrugorja arreston Elton Alikon

Pamjet e arrestimit/ Rrahu policin në Himarë, rrugorja arreston Elton Alikon

Ky është momenti kur efektivët e policisë rrugore kanë ndaluar personin në kërkim Elton Aliko. Ai ishte shpallur në kërkim pasi pak ditë më parë dhunoi një oficer policie në zonën e Himarës.
Ai u ndalua nga rrugorja pasi i konstatua duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit.
Sapo efektivët i kanë bërë me shenjë të ndalojë ai ka zbritur nga makina duke u larguar me shpjetësi. Por vetëm pak ka zgjatur arratia e tij pasi efektivët e kapën duke e shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Burime bëjnë me dije se ai me datën 15 gusht së bashku me shtetasin E.C dhe E.D nuk i janë bindur urdhërit të shoqërimit duke dhunuar fizikisht punonjësin  e policisë Fabian Halilaj.
Burimi