OBSH: Gratë jetojnë më gjatë se burrat por …
Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka dal në përfundimin se meshkujt jetojnë deri në 69- vjeç, ndërsa femrat në përgjithësi arrijnë mesatarisht 74-vjeç . Por një studim i ri ka zbuluar sesi gjinia e formësojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.
Të qenit mashkull ose femër ndërvepron me variabla të tjerë, si raca, statusi socio-ekonomik, mosha ose orientimi seksual, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të ndryshme dhe jetëgjatësinë e ndryshme.
Studimi i ri , i botuar në The Lancet, arriti në përfundimin se burrat përjetojnë një shkallë më të madhe të humbjes së shëndetit dhe kanë një barrë më të lartë të sëmundjeve që çojnë në vdekje të parakohshme, por që gratë vuajnë nga shumë patologji që dëmtojnë cilësinë e tyre të jetës në jetën e mëvonshme.
Femrat vuajnë një shkallë më të lartë të dhimbjes së shpinës, dhimbje koke dhe çrregullime depresive, duke ndikuar në rutinat e tyre të përditshme. Burrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të kenë probleme me zemrën ose të përfshihen në një aksident automobilistik.
Burimi