“O vrasëse, kriminele!” Qytetarët i bëjnë ‘pritë’ poshtë zyrës ministres Koçiu (VIDEO)

“O vrasëse, kriminele!” Qytetarët i bëjnë ‘pritë’ poshtë zyrës ministres Koçiu (VIDEO)

Një grup të rinjsh e kanë pritur mbrëmjen e djeshme, ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu poshtë zyrës së saj për t’u përballur me të, pas skandalit tek spitali Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë korrupsioni për t’i çuar pacientët me kancer drejt klinikave private, madje shpesh duke i operuar dhe pa qenë e nevojshme.
Deri më tani, ministrja Koçiu nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi, edhe pse ende në spitale mungojnë një pjesë e konsiderueshme e ilaçeve jetike, teksa në Kuvend tha se faji ka fytyrë dhe emër, duke e kaluar përgjegjësinë vetëm tek mjekët.
Pas protestës së tretë të mbajtur ditën e djeshme para Ministrisë së Shëndetësisë, disa të rinj në momentin kur ka dalë Koçiu i kanë bërtitur asaj duke e etiketuar si “vrasëse, kriminele apo hajdute”. Ata e pyesin atë nëse a do të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen.
Gjithsesi, ministrja Koçiu nuk iu kushton aspak rëndësi të rinjve dhe automjeti e merr në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“O vrasëse! Zonja ministre pse nuk e patë protestën? O vrasëse! Hajdute! Kriminele! Dorëheqje do ketë apo do të vazhdojë përgjegjësia personale? Të të vijë turp! Përballuni me qytetarët, mos ikni me makina të shtrenjta. Turp! Vrasëse!” – dëgjohen të rinjtë teksa i bërtasin Koçiut.
 
Burimi