“Nuk janë përgjime reale”, Bardhi flet për shantazhet pas daljes nga SPAK

“Nuk janë përgjime reale”, Bardhi flet për shantazhet pas daljes nga SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u paraqit këtë të mërkurë në orën 15:00 në SPAK.
Bardhi është thirrur në organin e akuzës për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij, dy ditë më parë, për komunikimet në SKY ECC.
Më tej në një dalje për mediat kreu i grupit parlamentar të Pd u shpreh se gjithë akuzat ndaj tij për disa audiopërgjime në SkyEcc, mes tij dhe eksponentëve të krimit të organizuar, nuk janë reale dhe se është konfirmuar zyrtarisht se që ato përgjime nuk ekzistojnë SkyEcc.
Kështu sipas Bardhit, do duhet që Prokuroria e Posaçme të hetojë origjinën e mesazheve që janë dërguar në telefonin e tij.
“Duke qenë se ka media që edhe sot të jenë pjesë e kësaj skeme, të dhëna gjoja në dy procesverbale, në fakt janë dokumente të falsifikuara, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumenta janë prodhuar për të shantazhuar një deputet të Kuvendit. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë sapo jam njohur me to kam vendosur në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë me kredibilitetin e kësaj prokurorie, ku individë të caktuar me qëllime kriminale përdorin tëhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori me qëllim shantazhimin e një deputeti. Është zyrtarisht e konfirmuar që ato përgjime nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të SKyEcc, unë jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që po shpërndajnë këto audio përgjime që janë pjesë e një skeme shantazhi. SPAk ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar nga ka ardhur ky mesazh në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim, qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin. Do vazhdoj të bëj të njëjtën detyrë siç kam bërë deri më sot. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe t’ja faturojë SPAk-ut. Unë i jam drejtuar prokurorisë sepse personat ose janë subjekte të krimit të organizuar ose persona publik që dalin realisht në përgjimet e SkyEcc. Unë i vendosa në dispozicion telefonin tim prokurorëve Dumani dhe Shehu,”  -u shpreh Bardhi.
Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi të hënën Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”. Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.
Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.
Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizon se mesazhet janë një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkon nga SPAK hetimin e tyre.
Burimi