Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia

Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në News 24 tha se pushtetin e kryeministrit Edi Rama nuk e ka pasur as Ramiz Alia.
Noka u shpreh se regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.
Flamur Noka: Me kë e kemi mosbindjen civile? Kjo është një pyetje që çdo shqiptar e di përgjigjen. Sot çdo shqiptar i lirë e i ndershëm e di shumë mirë që ky është regjimi më i egër pas osmanëve.
Kryetare parlamenti është mamica e Edi Ramës. Në krye të gjykatave është Rama. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë, por na konsideron “armiq”.
Rama fshiu këpucët me Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.
 
Burimi