
Një ‘hacker’ në “Ferma Vip 2”
Eksperti i njohur i IT, Gent Progni, do të jetë pjesë e sezonit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Progni përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve të tij.
Progni është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe një figurë e angazhuar në çështje të rëndësishme të shoqërisë civile. Ai ka qenë i përfshirë në disa kauza publike, si dhe ka denoncuar në vazhdimisht aferat e dyshuara korruptive të qeverisë dhe autoriteteve shtetërore, duke mbrojtur interesin publik. Për më tepër, ai ka depozituar edhe një kallëzim në SPAK pas hakërrimit të faqeve online të disa institucioneve në vend, duke treguar angazhimin e tij për transparencën dhe drejtësinë.
I njohur për energjinë e tij pozitive, Progni pritet të sjellë dinamika interesante brenda spektaklit, duke shtuar një perspektivë të re në programin që ka fituar popullaritet të gjerë mes publikut shqiptar. Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë debat, analizë dhe ndoshta një qasje ndryshe ndaj eksperiencës së një reality show.
Burimi