Nga sot, nisin të martat e pelegrinazhit në Kishën e Laçit

Nga sot, nisin të martat e pelegrinazhit në Kishën e Laçit

Pelegrinazhi i besimtarëve në kishën e Shën Ndout në Laç është kthyer tashmë në një ritual të përvitshëm.
Për 13 të marta rresht, besimtarë katolikë, por edhe të besimeve të tjera, i drejtohen këtij vendi të cilësuar të shenjtë. Besimi se aty mund të marrin përgjigje për shumë shqetësime të tyre, sjell me mijëra qytetarë në këtë vend, të cilët thonë se shpesh herë kanë prekur nga afër mrekullitë që vijnë falë besimit.
Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të parë nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990.
Për mbarëvajtjen e ritualit fetar është hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit, ndërsa që në të martën e parë u vu re trafik i rënduar në rrugën që të çon drejt kishës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente