Nga Kavaja, Rama vijon fushatën me ‘ëndrra europiane’ dhe Noc Rrok-ëra: Në 11 maj ti prezantojmë një Noc Rrok madhështor opozitës

Nga Kavaja, Rama vijon fushatën me ‘ëndrra europiane’ dhe Noc Rrok-ëra: Në 11 maj ti prezantojmë një Noc Rrok madhështor opozitës

Qëndrimin se PS është e vetmja forcë politik në vend që mund të integrojë Shqipërinë në BE, kryeministri Edi Rama duket se e ka kthyer në levën e Arkimedit të diskursit të kësaj fushate elektorale. Në një takim me strukturat e PS në Kavajë këtë të mërkurë, ai kërkoi votën në zgjedhjet e 11 Majit, duke premtuar integrimin e vendit.
Rama deklaroi se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ato të viteve 1990-1992, duke i cilësuar si një moment vendimtar për të ardhmen europiane të vendit. Sipas tij, Shqipëria ka tashmë një kalendar të dakordësuar për përfundimin e negociatave me BE-në deri në vitin 2027, çka do të hapte rrugën për anëtarësimin e plotë.
“Po të humbasim këtë moment, rrezikojmë të shtyjmë ëndrrën europiane për një kohë të pacaktuar. Këto zgjedhje nuk janë thjesht politike, por kanë një peshë gjeopolitike,” theksoi Rama.
Ai nënvizoi përfitimet konkrete që do të sillte anëtarësimi në BE, duke përmendur një rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare nga Brukseli, lehtësira për studentët shqiptarë dhe barazinë e qytetarëve në lëvizjen dhe punësimin brenda bllokut europian.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te situata politike në Kavajë, duke i bërë thirrje strukturave vendore të PS-së të mobilizohen për një rezultat sa më të fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e tij për deputeten Elisa Spiropali, e cila është e deleguara e PS-së për zonën.
Rama apeloi për unitet dhe angazhim maksimal në këto zgjedhje, duke e mbyllur fjalën e tij me një sulm të drejtpërdrejtë për kundërshtarët politikë, për të cilët u zotua se do të marrin një “Noc Rrok madhështor”.
“Edhe një merak tjetër ta nxjerrim në 11 maj, se e kam atë merak. Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thosha Noc Rroku, Noc Rroku, m’i vijnë ca profil e fallco aty, edhe më shkruaj Noc Rrokun do të marrësh, Noc Rrokun do të marrë Noc Rrokun. Në 11 maj, ne duhet t’i prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor, domethënë duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre t’u çojmë Noc Rrokun, po një Noc Rrok aq madhështor sa të thonë: Çfarë i bënë vetes që zgjuan Noc Rrokun”, përfundoi Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente