
Nga drejtoresha e SHISH, tek Ardi Veliu dhe kreu i AMP, ja kush do dëshmojë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS
👁936
Më 2 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar edhe axhenda, ku do të zhvillohen 3 seanca dëgjimore. Konkretisht me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani dhe ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
Burimi