Nga Bashkia tek Kuvendi/ Policia “blindon” me policë institucionet kryesore
Teksa na ndajnë pak orë nga nisja e protestës kombëtare të thirrur nga opozita, efektivët e Policisë kanë zbarkuar në terren për mbarëvajtjen e sigurisë.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë të opozitës Policia ka marrë më shumë masa sigurie dhe ka një numër më të lartë efektivësh.
Veç godinës së Kryeministrisë mësohet se është fortifikuar me profile metalike edhe Kryesia e Kuvendit si dhe institucionet e tjera krahas Kryeministrisë.
Po ashtu, një numër shumë të madh efektivësh kanë rrethuar edhe Bashkinë e Tiranës si dhe Kuvendin e Republikës. Po ashtu, në këto institucionet janë në gatishmëri edhe autobotat me ujë.
Vlen të theksohet fakti se protesta e sotme e opozitës nuk do të ketë fjalime, por do të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit.
Burimi