Në pritje të dekretimit, Bajram Begaj takon Elisa Spiropalin në presidencë

Në pritje të dekretimit, Bajram Begaj takon Elisa Spiropalin në presidencë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka takuar rreth mesditës në zyrën e tij Elisa Spiropalin, e cila u  propozua nga kryeministri Edi Rama për kryetare Kuvendi.
Lajmi konfirmohet nga burime nga Presidenca, teksa ky takim informal vjen në një kohë kur kreu i shtetit po verifikon emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për tre ministra, ajo e Financave, e Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë që Spiropali mban ende detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Kuvendi do të votonte sot në orën 18:00 një seancë të jashtëzakonshme ndryshimet dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar, por kjo seancë u shty për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
 
Burimi