Në mëngjes apo pasdite? Ja kur është koha më e mirë për ushtrime fizike

Në mëngjes apo pasdite? Ja kur është koha më e mirë për ushtrime fizike

Një element kyç për ata që vendosin të ushtrohen fizikisht është koha kur do t’i bëjnë ushtrimet. Në mëngjes, pasdite apo gjatë mbrëmjes.
Por cila është koha më e përshtatshme për të bërë aktivitet fizik?
Duke marrë parasysh oraret e zëna të punës, shumë njerëz mund të zgjedhin të ushtrohen në mëngjes herët.
E megjithatë, studiuesit thonë se nëse shkoni në palestër në mëngjes herët nuk do të keni mundësi të arrini pikun e performancës.
Muskujt janë më të ngurtë, ka më pak rezerva energjie të ruajtura nga “agjërimi”, gjatë natës dhe në mëngjes, temperatura e trupit është disi më e ulët se zakonisht. Të gjitha këto pengojnë performancën e ushtrimeve. Prandaj, ushtruesit më të zjarrtë mund të preferojnë t’i bëjnë ushtrimet pasdite.
“Koha më e mirë për të bërë ushtrime është mes orës 13:00 dhe 18:00.” thotë Shawn Arent, kryetar i Departamentit të Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Karolinës së Jugut.
Megjithatë, shkencëtarët bien në një mendje se rëndësi ka konsistenca, kurdo që të zgjidhni të ushtroheni.
Burimi