
Ndryshme në rang zëvendësministrash, kush shkarkohet dhe kush emërohet /Vendimet
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave dhe emëron pasardhësen e saj në post.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.
Erjona Bejleri do të jetë zv/ministrja e re e Financave dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë, në mbështetje edhe të Nenit 100 të Kushtetutës.
Bejleri zëvendëson në këtë detyrë Adela Xhemalin, e cila po me vendim të ditës së sotme të Qeverisë (12 mars), është liruar nga detyra e zv/ministres.
Dy vendimet emërim-lirim të Qeverisë:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Burimi