Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, presidenti Begaj: Humbëm kolosin e mendimit dhe penës
👁1312
Mëngjesin e sotëm letërsia shqiptare humbi një nga shkrimtarët e saj më të mëdhenj, Ismail Kadare.
Kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, në vargje e në prozë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për ikjen e Kadares.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkruan Presidenti Begaj.
Burimi