Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Peleshi: Ishte politikan model

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Peleshi: Ishte politikan model

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.
Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.
“Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.
Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua t’i bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do t’i mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë”, u shpreh ai.
Burimi