Ndahen kundërshtarët e Berishës/ ‘Jam kundër letargjisë së Bashës’, Alibeaj: Udhë e mbarë, unë nuk zvarritem!

Ndahen kundërshtarët e Berishës/ ‘Jam kundër letargjisë së Bashës’, Alibeaj: Udhë e mbarë, unë nuk zvarritem!

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha në ‘Frontline Interview’ se Basha nuk po ecën përpara me projektin politik dhe po qëndron në vend numëro për të cilën ai nuk është dakord.
‘Nuk heq dorë nga politika. Përpjekje ime është që gjithë ata njerëz 3 vite bëjnë betejë. Ka pasur dhe njerëz që nuk bënë betejë por nuk janë me politikën e vjetër. Është detyrim i imi që të bëjmë ç’është e mundur për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Bëj rrugëtimin tim. Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa.
Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.’
Alibeaj është kundër këtij pasiviteti të Bashës.
‘Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha do vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend  numëro. Jam për përpara. Nuk jam për tu zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes.
Kjo zgjedhja ime mund të jap fund karrierës sime. Por jo për këtë arsye do duhet të zvarritem. Në politikë njeriu do duhet të vdes në këmbë jo të lëpihet për një karrige poshtë ballkonit. Shumica e dërrmuese këtyre kolegëve që betoheshin se nuk do jenë me non-grata, ku janë sot. Ku është morali në politikë. Më vjen keq për ata që shkojnë poshtë ballkonit, presin se ku do ti vendos lideri në listë. Shembulli më i keq i shoqërisë civile.’
Deputeti Enkelejd Alibeaj, sa i takon miqësisë me Bashën shprehet në ‘Frontline Interview’ se në politikë për të mbetet e shkuar.
Unë miqtë nuk i lëshoj. Në jetën time profesionale, miqtë nuk i lë. Ama në politikë kush nuk ka hapin tim ngelet një e shkuar. Qartësia është gjuha që një politikan duhet të flas. Kjo është kultura, qartësia shpërblen. Pozicioni im është për një formacion politik, sepse ka një shumicë shqiptarësh ku iu ka ardhur këtu Sali Berisha dhe Edi Rama. Jo parti për parti. Kemi 135 parti. Duhet model i ri i përfaqësimit. Edhe mënyra e organizimi partiak. Partia e njishit. Parti që e kalëron dhe nuk zbret kurrë.’
Burimi