
Mungonte prej 3 muajsh, deputeti i PD-së rikthehet në mbledhjet e grupit
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar mbledhjeve të Grupit Parlamentar të forcës politike ku ai bën pjesë.
Sula mungonte prej rreth 3 muajsh në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme, të mbajtur një ditë para Kuvendit.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, Sula është ulur në karrige krah kolegut të tij, deputetit Saimir Korreshi në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu.
Sula pati një distancim nga PD, pasi duket se nuk ishte dakord me mënyrën se si po bëhej opozitë, teksa ndryshe nga deputetët e tjerë, ai ka qenë një nga zërat më të fortë për të kërkuar lista të hapura.
Ndërkohë, gjatë një intereviste televizive, ditën e djeshme Sula theksoi se është momenti për të radikalizuar aksionin opozitar duke paralajmëruar grevë urie.
Burimi