Motta nis “spastrimet” te Juve, 9 lojtarë me “valixhe” në duar
Trajneri i ri Thiago Motta ka nisur të vendosë veton në organikën e skuadrës së Juventus. Italo-braziliani, përveç sugjerimeve në drejtim të drejtuesve për merkaton në hyrje, ka përpiluar edhe një listë me të gjithë lojtarët që i konsideron jashtë projektit.
Dhe, nuk janë pak, por plot 9 lojtarë që Motta kërkon t’i largojë nga skuadra si të papërshtatshëm me idetë e tij. Lista nis me portierin Shezni, që së fundmi e pranoi edhe vetë se nëse drejtuesit vendosin ta largojnë, atëherë ai do të jetë dakord dhe nuk do të kontestojë pavarësisht kontratës.
Ndërkohë, “spastrimet” vijojnë me emrat në mbrojtje ku Rugani, De Sciglio janë me “valixhe në duar”. Në mesfushë, Artur mbetet jashtë projektit, McKennie po ashtu ndërsa i njëjti diskutim edhe për Kostic. Në sulm pritet të largohet Milik, Kean, por edhe Ëeah.
Sakaq, deri më tani është larguar Iling Junior që u përfshi në negociatat që sollën Douglas Luiz në Torino nga Aston Villa.
Burimi