Modelja gjendet e rrahur, e flakur në rrugë në Dubai pas festës së seksit me sheikët

Modelja gjendet e rrahur, e flakur në rrugë në Dubai pas festës së seksit me sheikët

Një modele 20-vjecare nga Ukraina është gjetur në gjendje kritike për jetën e me gjymtyrë të thyera, teksa është flakur në rrugë pas atyre që dyshohet se janë festa të mbrapshta seksi me milionerët arabë.
E reja ishte shpallur e humbur prej një jave teksa shoqe të saj thanë se ishte ftuar në një festë në hotel.
Mediat ruse e ukrainase kanë publikuar shqetësimin e familjarëve të saj që dyshojnë se është kthyer në skllave seksi nga “sheikë të panjohur” në Dubai, që janë raportuar edhe më parë për festa me personazhe të rrjetit dhe modele që paguhen shuma të mëdha për të kryer akte degraduese seksuale.
E reja raportohet se ka kryer disa operacione pasi u gjet në rrugë me plagët monstruoze.
 
Miq e të afërm të vajzës nga Lviv në Ukrainë, e kërkonin prej ditësh deri sa e gjetën në spitalin e Dubait.
Avokatja ruse Katya Gordon është lutur shpesh që modelet të mos pranojnë ofertat e këtyre festave në Dubai.
“Modelja gjendet thuajse e vdekur në rrugë pas një feste me sheikë arabë në Emiratet e Bashkuara, ky skandal vazhdon prej të paktën një viti. Në rrjet janë publikuar video ku sheikët rrahin dhe degradojnë vajzat gjatë këtyre festave. Vajzat, gratë dhe nënat nuk duhet të shkojnë në këto evente për para”, shkruan Gordon.
Burimi