Mitsotakis nga Brukseli: Beleri do të marrë zyrtarisht detyrën si eurodeputet
Në një intervistë të shkurtër për mediat greke pas përfundimit të punimeve së Samitit të Këshillit Europian në Bruksel kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar edhe çështjes Beleri.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë zhvillim, nëse i ka vënë në dijeni homologët për çështjen e vendimit për të qëndruar në burg Fredi Beleri dhe nëse kjo krijon ndonjë pengesë për çështjen e betimit të tij si deputet i zgjedhur në Parlamentin Evropian kryeministri grek është përgjigjur:
“Patëm rastin të diskutonim këtë çështje në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola. Shikoni, e marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë”, tha ai.
Edhe dy ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re Mitsotakis ka deklaruar se “Fredi Beleri duhet të marrë detyrën e tij si eurodeputet i zgjedhur dhe të mos pengohet dhe se aktet e qeverisë së Shqipërisë nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.
Ëndrrat europiane të zotit Rama kalojnë përmes një proverb grek: “Ashtu sii do shtrosh, ashtu do flesh”, ka thënë ai në mënyrë karakteristike
Burimi