![Ministrja Koçiu në interpelancë, mblidhet grupi parlamentar i PS-së](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/ministrja-kociu-ne-interpelance-mblidhet-grupi-parlamentar-i-ps-se_6683c658ce576.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ministrja Koçiu në interpelancë, mblidhet grupi parlamentar i PS-së
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për këtë javë, ku kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
Seanca plenare e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës, pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, lidhur me skandalin në Onkologjik.
Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në vijim, gjatë mbledhjes së grupi të PS, pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm.
Burimi