Minatorët protestojnë para Kuvendit: Rama na gënjeu për statusin e minatorit

Minatorët protestojnë para Kuvendit: Rama na gënjeu për statusin e minatorit

Minatorët kanë protestuar sot para parlamentit duke kërkuar nga deputetët miratimin e statusit të minatorit.
Minatorët shprehen se PS i ka gënjyer, pasi ka premtuar zgjidhjen e statusit që më 2013.
“Na kanë gënjyer. PS na gënjeu që në vitin 2013, kur na tha se do të zbatohet statusi i minatorit”, thanë minatorët. Ata u shprehën se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe.
Ata thonë që është e patolerueshme që një minator që ka punuar 30 vjet të marrë 150 mijë lekë.
Sipas tyre, statusi është në sirtarët e Kuvendit, duke bërë thirrje që të miratojnë ligjin që vetë e kanë bërë.
“Miratoni statusin e minatorit, më mirë vonë se hiç. Të marrësh 150 mijë lekë minatori me 30 vjet është e pafalshme. Ju deputetë e keni bërë detyrën, statusi është aty në sirtarët te kuvendit, prandaj atë që keni bërë vetë miratojeni”, tha një prej minatorëve.
Burimi