“Mik me Lali Erin”, Rama nuk i harron batutat: Majko kushedi sa do të përcjellë në Tufinë…

“Mik me Lali Erin”, Rama nuk i harron batutat: Majko kushedi sa do të përcjellë në Tufinë…

Kryeministri Edi Rama nuk i ka harruar batutat gjatë fjalës së tij në Kongresen e PS-së, duke bërë një parashikim plot humor për një nga anëtaret e PS-së.
Ai tha se Elena bëri vetëm një lapsus për shifrat e pagës minimale, por pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.
“Parti që thonë fjalë tërheqëse se si duhet të jetë Shqipëria, që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lot krokodili ditë natë për shqiptarët duke premtuar ta bëjnë detin kos gjeni, por parti që derdh energji ndërtimtare është vetëm PS.
E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.
Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS.
Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Elena të bëhet kryetar e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që  ‘e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama’, se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do”, tha Rama.
Burimi