Meta uron Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Personalitet i jashtëzakonshëm

Meta uron Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Personalitet i jashtëzakonshëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur urimet e tij të përzemërta për Fortlumturinë e Tij, Joan Pelushin, i cili u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë. Në një postim në Facebook, Meta e cilësoi këtë moment si historik për Kishën dhe u shpreh i lumtur për emërimin e një personaliteti të jashtëzakonshëm, me të cilin ka pasur mundësinë të bashkëpunojë në detyrat shtetërore kur ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë të Korçës.
Meta u shpreh besimplotë se Kryepeshkopi i ri do të vijojë me përkushtim misionin e tij në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, duke përçuar vlerat shpirtërore, paqen dhe harmoninë ndërfetare. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos në ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe edukimin e brezave të rinj të klerikëve.
Postimi i plotë:
Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit për zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këtë detyrë shumë të rëndësishme të një personaliteti të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh nga afër dhe kam patur fatin të bashkëpunoj në detyrat e larta shtetërore kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë.Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të vlerësuar të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë.Të gjitha “përrallat” në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar.Edhe njëherë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë!
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente