
Merr flakë banesa në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit
👁4040
Një banesë në një pallat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Autoritetet njoftojnë se kanë nisur evakuimin e banorëve. Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Në katin e tretë të një pallati në lagjen ‘18 shtatori’, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit. Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njofton policia.
Deri tani, sipas të njëjtave burime, nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, mbyllet njoftimi i bluve.
Burimi