Mendja e shëndoshë varet nga ushqimi i shëndetshëm

Mendja e shëndoshë varet nga ushqimi i shëndetshëm

Studime të reja konfirmojnë atë që prindërit kanë vërejtur gjithmonë: ekziston një lidhje ndërmjet asaj çfarë fëmijët hanë dhe asaj çfarë mendojnë, veprojnë dhe mësojnë. Si çdo sistem tjetër në trup, truri ynë nevojitet ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon.
Ndërkohë që në këtë shkrim iu referohemi parimeve ushqimore që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të sillen sa më mirë, të njëjtat parime ndikojnë edhe për ne të rriturit në mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe ndjejmë gjithashtu.
Ushqim i shëndetshëm ndërton tru të shëndetshëm
“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, truri ynë është më i rëndësishmi nga organet tona, shkruan EO.
Ushqimi ndikon në trurin tonë nëpërmjet këtyre 3 mënyrave:
Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm
“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrorë esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyra dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.
Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.
Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.
Secili nga këto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim te funksionit te tij. Por, si ndikojnë ushqime të ndryshme në trurin tonë.
Ushqimet me te mira për trurin e fëmijëve (por edhe të të rriturve)
Edhe pse shumica e nutrientëve janë ushqim për mendimin, disa janë akoma më të preferuara. Mënyra si ne mendojmë, veprojmë dhe mësojmë nuk ndikohet vetëm nga lloji i ushqimeve që konsumojmë por edhe nga mënyra e përgatitjes së tyre, si dhe kur i konsumojmë, dhe si i kombinojmë.
“Ushqyes të trurit”
– Avokado
– Shparg
– Banane
– Mish vici (pa dhjam)
– Brokoli
– Oriz integral
– Lakër
– Pjepër
– Djathë
– Mish pule
– Gjethe panxhari
– Vezë
– Vaj ulliri ekstra i virgjër
– Fasule
– Qumësht
– Tërshërë
– Portokaj
– Gjalpë kikiriku
– Bizele
– Patate
– Sallatë jeshile
– Salmon
– Spinaq
– Ton
– Pulë deti
– Peshk ton
– Grurë
– Kos
“Bllokues të trurit”
-Alkool
– Ushqime artificiale
– Ngjyrues
– Ëmbëlsues artificialë
– Pijet me gaz të tipit cola
– Kremrat e pastiçerisë
– Pije me sheqer
– Yndyra të hidrogjenizuara (si margarina)
– Nikotina
– Tejngopja
– Buka e bardhë
Sindroma e mungesës së përqendrimit
Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe performancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve.Shpjegimi: sindroma e mungesës së përqendrëmit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekulibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë logjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqendrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.
Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyç të dietës. Këto yndyra nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.
Prindër, veproni vetë!
Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.
Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni çdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo t’ju ndihmojë të kujtoheni ti vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat, e linit, zarzavatet dhe drithërat integrale.
Mos harroni:
JU jeni modeli i ushqimit të shëndetshëm për fëmijën tuaj.
JU zgjidhni larminë e ushqimeve që iu ofroni fëmijëve.
JU mund ta bëni ushqimin kënaqësi.
Këshilla e fundit:
Dikur besohej se truri ynë nuk rritet më me plakjen tonë. Studime të reja tregojnë se qelizat e trurit vazhdojnë të degëzohen dhe të bëjnë lidhje të reja gjatë jetës sonë. Duke ngrënë ushqimet e duhura edhe truri ynë do të bëjë lidhjet e duhura – në të gjitha moshat!
Burimi