Mbyllet pjesa e parë/ Portugalia dominon, por nuk arrin të shënojë
👁626
Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Portugalisë dhe Sllovenisë, ndeshja e parë me eliminimin direkt në këtë Euro 2024 për të dyja ekipet.
Loja u dominua nga Portugalia që shënoi një mbajtje topi gati 70 përqind, kundrejt 30 përqind të sllovenëve.
Portugezët rrezikuan në disa raste portën sllovene, megjithatë nuk arritën të shënonin përballë një kundërshtari që u mbrojt mirë.
Burimi