Mbyllet pa gola, “Tulipanët” dhe “Gjelat” ndajnë pikët

Mbyllet pa gola, “Tulipanët” dhe “Gjelat” ndajnë pikët

Franca dhe Holanda barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për Europianin. “Tulipanët” e nisën “zjarr” ndeshjen, duke shkaktuar drithërima që në minutën e parë me Frimpong, gjithsesi u përgjigj më së miri Maignan. Në të 8-tën minutë, ekipi i Koeman reklamoi një penallti për shkak të një kontakti Saliba-Depay, por loja vijoi normalisht. Pas çerek ore lojë, Griezmann shpërdoroi një rast të artë.
Në fundin e fraksionit, Griezmann provoi të kalojë në avantazh “gjelat”, por goditja e tij u ndal nga muri. Në pjesën e dytë, Holanda gjeti golin por u anulua me Var.
Në minutën ’72 Menja devijon një gjuajtje drejt portës, ndërsa më pas është Çavi Simons i cili gjuan duke shënuar golin për holandezët. Por festa kthehet në dëshpërim pasi vijërojtësi sinjalizon Dumfris në pozicion jashtë loje duke penguar ndërhyrjen e portierit dhe VAR-i jep të drejtë.

XAVI SIMONS GOOOOAAALLL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/OM9IzZLxQc
— 𝐇𝐄𝐍𝐑𝐘 (@Ovie_henry1) June 21, 2024

Në fund, kishte nga një pikë për të dy skuadrat, që nuk përcakton ende renditjen e grupit, por që sjell automatikisht eliminimin e Polonisë nga Euro 2024 pasi me 0 pikë nuk ka më shanse të vazhdojë më tej duke mbetur e katërta në këtë grup sido që të shkojnë ndeshjet e fundit.
FORMACIONET ZYRTARE
HOLANDA (4-3-3): Verbrugem; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons, Shouten; Gakpo, Depaj, Frimpong | Trajner: Roland Kuman
FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Tçuameni, Kante, Rabio; Dembele, Turam, Grizman | Trajner: Dider Deshamp.
gijotina.com/
Burimi