Mbrojtësi kuqezi që nuk luajti në Euro 2024: Për fat të keq nuk ia dolëm

Mbrojtësi kuqezi që nuk luajti në Euro 2024: Për fat të keq nuk ia dolëm

Një nga futbollistët e grumbulluar që nuk u preferua aspak në Europian te Shqipëria nga trajneri  Sylvinho ishte mbrojtësi Enea Mihaj. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dërguar një mesazh për fansat.
“Mbrëmë përfundoi rrugëtimi ynë në Euro 2024, për fat të keq nuk arritëm të kalojmë në raundin tjetër që ishte synimi ynë, pavarësisht vështirësive që kishte grupi. Personalisht, ndihem mirënjohës që pata mundësinë ta jetoj këtë përvojë edhe nëse nuk arrita te kem minuta ne fushe. Nuk po ju fsheh që tashmë po mendoj për ndeshjet radhës dhe kjo më jep motivim.
Më në fund dhe më e rëndësishmja, ne mund të mos kemi arritur aq larg sa kemi dashur, por ju, Tifozët tanë, jeni fituesit e këtij kompeticionit, ju dëgjuat ne gjithë Gjermaninë, na mbështetët me pjesëmarrjen tuaj te paparë”, shkruan Mihaj
gijotina.com/
Burimi