
Mbrojtësi i Everton paralajmëron Anglinë: Askush nuk do ta donte Brojën përballë
Armando Broja luajti pak minuta në rikthimin e tij në fushën e blertë, të shtunën kur Everton barazoi 1-1 kundër West Ham. Por për mbrojtësin Jake O’Brien, i cili ishte edhe autor i golit në kohën shtesë, futja e sulmuesit shqiptar ndryshoi lojën për skuadrën e tij.
Prandaj ai paralajmëron Anglinë që nëse Broja luan kundër saj në kualifikueset e Kupës së Botës të premten në “Wembley”, mund t’i shkaktojë probleme.
“Mendoj se e patë çfarë lloj lojtari është Broja. I fortë, i shpejtë dhe me këmbë të mira. Si mbrojtës që jam, nuk do të doja ta kisha përballë. Ai krijon raste dhe mund të jetë shumë i bezdisshëm për kundërshtarët. Është një lojtar vërtet i mirë dhe ka ende shumë për të dhënë. Ishte falë tij dhe Youssef (Chermiti) që arritëm të marrim një rezultat, sepse ata ishin të shkëlqyer kur hynë në fushë. Ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë” – tha O’Brien.
Broja luajti të premten për herë të parë që prej muajit janar, pas një tjetër dëmtimi që e ka penguar të minuta në këmbë këtë sezon. Por pavarësisht kësaj ai u përzgjodh nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, për sifdat kundër Anglisë dhe Andorrës.
Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të aktivizohet nga Sylvinho në “Wembley”.
Burimi