
Mblidhet Kryesia e Partisë së Lirisë, Meta: Të fuqizojmë goditjen opozitare kundër narkoqeverisë që ka synim falimentimin e vendit
Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, është shprehur se detyra e tyre është të vazhdojnë me riorganizimin e forcës politike dhe me fuqizimin e goditjes opozitare ndaj asaj që e quan narkoqeveri.
Ndër të tjera Meta tha se qëllimi duhet të jetë që të bashkojnë shqiptarët “për t’i dhënë fund regjimit që ka synim shpopullimin dhe falimentimin e vendit”.
“Është detyra jonë të vazhdojmë me këmbëngulje riorganizimin e partisë, të fuqizojmë goditjen opozitare ndaj kësaj narkoqeverie, të mbrojmë interesin kombëtar dje të bashkojmë të gjithë shqiptarët e ndershëm për t’i dhënë fund regjimit që ka program shpopullimin e Shqipërisë, falimentimin e vendit dhe shitjen e interesave kombëtare për pasurimin e Edi Ramës që është marrë peng dhe një grupi rreth tij, si dhe mbretërimin në këtë vend të mafias”, tha Meta.
Burimi