Mbledhja ndërqeveritare me BE-në/ Greqia tërhiqet nga kushtet që i kishte vendosur Tiranës

Mbledhja ndërqeveritare me BE-në/ Greqia tërhiqet nga kushtet që i kishte vendosur Tiranës

“Shqipëria mori një ftesë për t’u anëtarësuar në BE”, portali diplomatik grek Crisis Monitor thekson se Shqipëria mori ftesë për të nisur negociatat e anëtarësimit nga Komisioni Europian, pasi qeveria greke është tërhequr nga kushtet që i kishte vendosur Tiranës për çështjen Beleri, nëntorin e kaluar.
Hapi i parë në paradhomën e BE-së është bërë nga Shqipëria, thekson portali, pasi vendi ka marrë një ftesë për të nisur negociatat e anëtarësimit. Por që kjo të ndodhte, qeveria greke duhej të hiqte kushtet që kishte vendosur për shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Vendimi i qeverisë greke është një pranim i qartë i dënimit të drejtë të eurodeputetit të zgjedhur nga Demokracia e Re, Fredis Beleris- nënvizon artikulli. Duke u tërhequr nga kushtet e saj , qeveria greke pranon se ishte i drejtë vendimi për të dënuar Fredi Belerin, pranon se ishte e drejtë heqja e tij nga posti i kryebashkiakut. Duhet theksuar se Fredi Beleris u dënua përfundimisht nga drejtësia shqiptare për shitblerje votash dhe tentativë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
gijotina.com/
Burimi